Highlight Të tjera

Çfarë ju bën të lumtur?

çfarë ju bën të lumtur

Nga e dini se cila është jeta e juaj e vërtetë?

Ose se cili është qëllimi i shpirtit tuaj?

Nga e dini se si ta jetoni këtë qëllim?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë në dorën tuaj, por ju duhet ta bëni vetë këtë, jo të prisni që t’ju jepen. Askush nuk do t’ua jap përgjigjet.

Një e dhënë nëse jeni duke e jetuar jetën që ëndërroni është se frikë e keni vdekjen?

E keni shumë frikë, pak, apo aspak?

Kur ju thoni se keni frikë nga vdekja, ju në realitet keni frikë që nuk e keni jetuar jetën e vërtetë.

Ne duhet të ndjekim  lumturinë tonë. Pra, ne duhet të zbulojmë se cila mund të jetë jeta e vërtetë. Ne duhet të kërkojmë të dhëna për çdo gjë që na bën të lumtur.

A e dini çfarë ju emocionon?

Duke iu përgjigjur kësaj pyetje, do të zbuloni se ku mund të shërbeni më mirë.

Ju nuk mund ta jetoni jetën tuaj të vërtetë nëse nuk i shërbeni njerëzve dhe nëse nuk jeni të emocionuar për atë që bëni, atëherë nuk mund ti shërbeni mire.

Gjithmonë pyesni vetën se çfarë ju bën të lumtur dhe vraponi pas asaj gjëje që ju bën të lumtur.