Highlight Storie Inspirimi

Çfarë është ndriçimi dhe të qenit në paqe me vetën?

paqe

Identifikimi me mendjen krijon një ekran  të errësuar nga konceptet, emërtimet, imazhet, fjalët, gjykimet dhe përfundimet të cilat bllokojnë çdo marrëdhënie të vërtetë. Ndodhet ndërmjet teje dhe vetes, ndërmjet teje dhe partnerit, ndërmjet teje dhe natyrës, ndërmjet teje dhe Zotit.

Ky ekran mendimesh krijon iluzionin e ndarjes, iluzionin që ekziston ti dhe “një tjetër”, totalisht i veçuar. Ndaj ti harron faktin e rëndësishëm që, nën nivelin e dukshmërisë fizike dhe të formave të vecuara, ti një një me të gjithë atë që ekziston.  Ti nuk do ta ndiesh gjatë këtë unitet si një realitet i dukshëm i saj.

Mund ta besosh që është e vërtetë, por nuk do ta njohësh gjatë si të vërtetë. Një besim mund të jetë ngushëllues, por vetëm nëpërmjet eksperiencës personale bëhet çliruese.

Të menduarit është kthyer në sëmundje. Sëmundjet shkaktohen atëherë kur gjërat humbin ekuilibrin. Për shembull, nuk ka asgjë të gabuar në ndarjen e qelizave dhe shumëfishimin e tyre në trup, por kur ky proces vazhdon në shkujdesje ndaj organizimit në tërësi, qelizat shtohen në shumicë dhe ne sëmuremi.

Mendja është një mjet i mrekullueshëm nëse përdoret në mënyrë të drejtë. Nëse e përdorim në mënyrë të gabuar, mund të bëhet shkatërruese.

Mendojeni ketë “Mendja nuk përdoret në mënyrë të gabuar, por ndonjëherë ajo nuk përdoret fare. Ajo të përdor ty e kjo kthehet në sëmundje, pasi ti nuk mendon që je mendja jote dhe ky është zhgënjim i madh”.

 

Mbani mend, askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë stresit të jetës së përditshme. Duke e parë në këtë këndvështrim duket se nuk ka shpresë, por në  mund ta menaxhojmë shumë mirë edhe pse ka momente në të cilat nuk i kontrollojmë dot hormonet dhe nivelin e lartë të adrenalinës. Dhe mbi të gjitha mos harroni kurrë se gjetja e paqes ka të bëjë me bilancet. Vendosni një bilanc në jetën tuaj, gjeni atë që punon më mire për ju dhe do të shikoni sesi stresi do të zvogëlohet.