Highlight Meditimi

Çfarë është meditimi “Vipassana” dhe pse është kaq i famshëm?

Vipassana fjalë për fjalë do të thotë “depërtim”, ose “duke parë qartë.” Pra sipas këtij lloji meditimi gjërat duhen parë si janë në të vërtetë pa gjykime e argumente. Në traditën budiste, kjo formë meditimi ka për qëllim të ofrojë njohuri për natyrën e vërtetë të realitetit.

Nuk ka asgjë të komplikuar në lidhje me këtë stil të meditimit, në fakt është shumë e thjeshtë. Na kërkon të jemi të vetëdijshëm dhe të vëzhgojmë se çfarë po ndodh në momentin aktual.

Për të praktikuar, ju thjesht gjeni një vend të rehatshëm dhe merrni frymë normalisht, pa asnjë përpjekje shtesë. Pastaj, përqendrojeni vëmendjen tuaj në barkun tuaj teksa merrni frymë.

Kjo është ajo ku vëmendja juaj duhet të qëndrojë, pasi kjo është e gjitha që duhet të ndodhë në këtë moment. Mendimet duhet të përqendrohen tërësisht në këtë rritje dhe në rënie të barkut gjatë frymëmarrjes.

Është sugjeruar që ne praktikojmë këtë meditim për një orë në ditë, por të mbajmë edhe këtë mendim me ne në çdo gjë që bëjmë. Nëse do të praktikonim meditimin e Vipassana gjatë gjithë ditës, do të vazhdonim të vëzhgonim dhe etiketojmë çdo aktivitet ku marrim pjesë. Ju duhet të jeni të vëmendshëm në cdo gjë që bëni. Etiketoni cdo aktivitet në mendjen tuaj.

Ideja këtu është me të vërtetë që vëmendja juaj të jetë plotësisht e pranishme në çfarëdo qoftë ajo që ju po bëni. Shpesh jemi të hutuar dhe në mënyrë plotësisht të shkëputur nga momenti aktual që nuk shohim gjëra siç janë me të vërtetë.

Për shembull, në përgjithësi mendojmë të bëjmë enët si një detyrë e bezdisshme dhe e zakonshme. Kështu ne i caktojmë një etiketë negative dhe ndoshta e gjejmë veten duke u bërë nervoz duke bërë atë. Përkundrazi, meditimi i Vipassana na nxit që të mendojmë për këtë detyrë si as të mirë e as të keq, por thjesht si “bërja e enëve”.

Ky lloj meditimi ka treguar të ketë përfitime të pabesueshme. Nga përmirësimi i humorit, lehtësimi i depresionit dhe përmirësimi i shëndetit fizik etj.