Highlight Natyrë & Turizëm

Çfarë duhet të dini para se të shkoni në Dubai?

Dubai

Dubai është një ndër vendet më të bukura në botë. Pra nëse jeni duke planifikuar të shkoni në një udhëtim drejt Dubait, atëherë duhet ti dini disa gjëra. Shikoni një listë të gjërave që duhen bërë dhe ato që duhet pasur kujdes kur vizitoni Dubain.

1. Sezona e dimrit;

Nga muaji Dhjetor deri në muajin Mars është koha më e mirë për të vizituar Dubain, pasi që temperaturat janë më të pranueshme.

2. Alkohol;

Turistët nuk mund të blejnë alkohol nga dyqanet në Dubai për shkak se duhet të keni një licensë për ta blerë atë. Vetëm vendasët të cilat mbajnë këtë licensë mund të blejnë alkohol.

3. Taxi;

Mos merrni një taxi në Dubai pasi që mund të kushtojë shumë shtrenjtë. Merrni një veturë me qira, ky është opsioni më I mirë.

4. Akomodimi;

Akomodimi në Dubai është me të vërtetë I shtrenjtë. Nëse nuk mund ti përballoni çmimet shumë të shtrenjta atëherë provojini hotelet 2 yllë-sh.

5. Blini gjëra;

Qendra Tregtare e Dubait është e njohur si qendra më e madhe në botë. Është një parajsë për ata që pëlqejnë blerjet.