Highlight Të tjera

Çfarë duhet të bëni kur ndiheni të vetmuar?

të vetmuar

Sa shpesh ndiheni të vetmuar? Vetmia mund t’iu kaplojë pavarësisht se a jeni me dikë apo vetëm.

Nëse nuk jeni në një lidhje, ju mund të ndiheni shpesh të vetmuar. Por edhe nëse jeni në një lidhje të lumtur, ka raste kur ndjeni vetminë.

Por ka disa gjëra që mund të bëni për vetën tuaj, sa herë që ndiheni të vetmuar:

Bëni një listë të gjërave që mund të bëni, para se të ndiheni të vetmuar;

Mos pritni që të ndiheni të vetmuar për tu kujtuar se çfarë mund të bëni. Inspirimi nuk mund të vije kur të jeni të vetmuar. P.sh listoni disa aktivitete që mund të bëni sic janë: noti, vrapimi, vizitë në muze, një shëtitje etj.

Për të ngritur gjendjen emocionale, dëgjoni muzikë që ju përmbushë.

Dëgjoni histori të të tjerëve;

Një mënyrë e mirë për të mos ta menduar vetminë, është të dëgjoni historitë e të tjerëve. Kjo ka benefitet e veta.

Ju do të ndiheni të lidhur me të tjerët kur dëgjoni historitë e tyre.

Bëni punë vullnetare;

Gjëja më e mirë që mund të bëni për vetën dhe të tjerët është të bëni punë vullnetare. Vetmia bën që jut ë ndiheni më të izoluar kështu duke mbjellur mendime negative në mendjen tuaj.

Provoni të bëni një punë vullnetare. Ndihmoni në komunitetin tuaj. Bashkohuni një grup njerëzish të cilët kanë një qëllim të mirë.

Krijoni diçka të re;

Ju gjithmonë do të ndiheni më mirë, sa herë të krijoni diçka të re. Qoftë ajo një poezi, një pikturë etj. Lëreni kreativitetin të zërë vendin e vet në zemrën tuaj.