Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Çështë relaksi aktiv?

relaks

Ndryshimi ndërmjet rekalsimit aktiv dhe atij pasiv është shumë i madh. Kur luajmë videolojëra ose lojëra në kompjuter, kur luajmë me letra, punojmë kopshtin, shëtisim qenin, apo luajmë me letra, ne po ndërveprojmë me të papriturën, dhe mendjet tona reagojnë. Të gjitha këto aktivitete rrisin krijueshmërinë personale dhe motivimin intelektual. Janë të gjitha aktive.

Relaksimi aktiv rifreson dhe ripërtërin mendjen. E mban atë fleksibël dhe gati për të menduar. Mendimtarët e mëdhenjë e kanë ditur këtë sekret për një kohë të gjatë.

Winston Churchill pikturonte për t’u relaksuar. Kur i kthehen aktiviteteve të ditës të punës, ata janë të freskët dhe të mprehtë si asnjëheherë tjetër. Shumica prej nesh përpiqen ta pushojnë mendjen në mënyrë që të relaksohen. Shikojnë filmat më të ri, lexojnë revistat rozë, pijnë dhe hanë derisa të mbushën plot. Problemi me këtë mënyrë relaksimi është që na ulë entuziazmin dhe na e bën të vështirë të jemi të vetëdijshshëm.

“Të mendosh është puna më e vështirë që ne bëjmë” kishte thënë Henry Ford. Pra ideja është të gjejmë mënyra për ta lidhur të menduarin me çlodhjen,sepse vetëm kështu jetët tona pasurohen. Në bëhemi lojtarë në lojën e jetës, jo vetëm spectator. /Unik Portal/