Dashuria Highlight

Çdo gjë që duhet të dish për dashurinë pa kushte!

 

Dashuria pa kushte tregon një marrëdhënie të fortë… Ajo bazohet në liri, dhembshuri, dashuri pa kushte, kujdes dhe mirëqenie për njëri tjetrin.

Kjo do të thotë që ju duhet të përkrahni njëri tjetrin pavarësisht situatave në të cilat kaloni.Nëse ende nuk jeni të sigurt se keni gjetur një dashuri si kjo atëherë ja disa shenja që ua bëjnë me dije se ju jeni pjesë e një lidhje pakushte,ku dashuria mbizotëron secilin moment tuajin.

“Dhurata më e madhe që ju mund t’i jepni të tjerëve është dhurata e dashurisë dhe pranimit të pakushtëzuar”.

– Brian Tracy

Si të japim dashuri të pakushtëzuar dhe si ta dimë se cila është ajo?Të japësh dashuri pa kushte nuk është gjë e lehtë. Është e vështirë sepse ne zakonisht mendojmë për veten tonë më shumë se për këdo tjetër dhe nëse dëshirojmë ta pranojmë apo jo, kjo përfshin të dashurit tuaj.

Ka gjithashtu mënyra të thjeshta për të identifikuar këto karakteristika në marrëdhënien tuaj.
  1. Ju dhuroni dashuri edhe kur ai/ajo gabon!

Një nga pjesët e vështira të dashurisë pa kushte është ta doni atë edhe kur bën gabime dhe kur tregon të metat e veta.Kur njeriu dashuron pa kushte, nuk largohet nga lidhja sapo gjërat bëhen të vështira, por qëndron aty për ti zgjidhur bashkë. Ofroni mbështetjen tuaj, sepse vetëm bashkë mund të zgjidhni lehtësisht problemet tuaja. Nëse tashmë e bëni këtë, atëherë ju dhuroni dashuri pakushte.

  • I ofroni mbështetje të pakufizuar dhe lirinë e  mjaftueshme

Dashuria e pakushtëzuar nuk ka kufij. Nëse nuk jeni të sigurt për dhënien e dashurisë pa kushte, pyesni veten nëse kërkoni ose presin ndonjë gjë nga partneri juaj, ose kushdo qoftë ai, në këmbim të dashurisë suaj. Pavarësisht ëndrrave, pasioneve të tyre ju ofroni mbështetje dhe kujdes për personin e zemrës.

Nëse ju dhe partneri juaj e përkrahni njëri-tjetrin në çdo përpjekje dhe jeni nxitësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit, duke inkurajuar gjithmonë njëri-tjetrin për të ndjekur ëndrrat edhe nëse kjo do të thotë investim financiar dhe ndonjë krizë e mundshme ekonomike në jetën tuaj, kjo është një shenjë e mirë e dashurisë së pakushtëzuar.

3. Angazhoheni vazhdimisht  për të kuptuar ndjenjat e tij/saj!

Një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë në çdo marrëdhënie është të punosh për të kuptuar se si ndihet ai/ajo. Mirësia është sinonim për dashurinë pa kushte, që i bie të duash pa kushte duhet ta kuptosh thellësisht personin tjetër – si ndjejnë, atë që po kalon, të kaluarën e tij/saj dhe çdo gjë tjetër.