Highlight Të tjera

Çdo gjë është në duart e juaja!

legjenda

Në një ndër majet e larta të qytetit të bukur Venecia të Italisë, jetonte një plak i vjetër që konsiderohej si një ndër njerëzit më të mençur të këtij qyteti, një gjeni i vërtetë. Legjenda thotë se ky njeri mund t’i përgjigjej çdo pytjeje që dikush mund të kishte.

Një ditë prej ditësh dy djem të qytetit zbuluan një mënyrë se si ta mashtronin plakun që të mos përgjigjej në pyetjen e tyre. Ata morën një zog të vogël në duart e tyre dhe vazhduan për në shtëpinë e tij.

Djali që po mbante zogun në duart e tij të mbyllura e pyeti plakun nëse zogu ishte i gjallë apo i vdekur.

Pa hezituar plaku u përgjigj: “Djalosh, nëse unë të them që zogu është gjallë, ti do ti mbyllësh duart deri sa ta mbytësh, por po të thash se zogu është i vdekur, ti do të hapësh duart e tua dhe ai do të fluturojë larg”.

Pra, e sheh djalosh.. Në duart e tua, ti e ke fuqinë e jetës tënde dhe të vdekjes.

Në duart e juaja ju mbani farat e dështimit, ose potencialin për sukses. Duart e juaja janë të gatshme për çdo gjë, por ato duhet të përdoren për gjërat e drejta, që ju të merrni shpërblimet që i meritoni!