Highlight Storie Inspirimi

Çdo ditë që zgjohem jam gati për një udhëtim të ri… Askush nuk mund të më ulë poshtë!

udhëtim

Secilën ditë që zgjohem, zgjohem më i fortë e më i fortë. Jam ky person i ri, që është gati për një aventurë e një rrugëtim të ri.

Jam shumë i emocionuar për këtë jetë që më është dhënë. Për thesarin e quajtur shëndet, për thesarin familje e për thesarin e quajtur shoqëri.

Jam me fat që kam këta persona në jetën time!

Unë kam potencial pa kufi për të krijuar jetën time në çdo mënyrë. Për të krijuar jetën që dëshiroj!

Limitet e vetme që unë kam, janë ato limite që ia caktoj vetes. Çdo eksperiencë që kam në këtë jetë e krijon atë që jam unë.

Unë i jap forcë e shpresë vetes çdo ditë. Por edhe e lejoj veten time të kuptoj emocionet që ndjej brenda, qofshin ato të mira e të këqija. Unë mësoj prej tyre.

Kam një vizion të qartë se ku dua të shkoj në jetë, dhe atë do të ndjekë!