manipulues

Highlight

Brenda mendjes së një manipuluesi

By Bleona Foniqi

April 16, 2019

Ju i shihni ata gjatë gjithë kohës në ekranin e madh, lexoni librat e tyre, votoni për ta, qeshni në shakatë e tyre, admironi vetëbesimin e tyre…

Natyrisht që ju I njihni ata, ata janë inspirimi juaj, shpëtimi juaj, idhulli juaj, i dashuri juaj, partneri juaj në krim.

Sidoqoftë, ata mund të jenë edhe makthi juaj  më I madh. Së pari, ata ju “ndërtojnë” juve, sepse kuptojnë se për çfarë keni nevojë. Ju jeni në dhimbje. Ju po vuani. Dhe papritmas “magjia” ndodh – nga asgjëkund, paraqitet një narcisist apo manipulues, që ju bën të ndiheni më mirë.

Dhe ju e lejoni atë.

Ata ju gënjejnë në fytyrë pa u menduar dy herë, dhe nuk mund të bëni asgjë për këtë. Në fakt gënjeshtrat për këta njerëz janë e vërteta e tyre. Sepse ata nuk tingëllojnë sikur po gënjejnë, prandaj ju i besoni atyre me çdo kusht.

Ju mund ti thoni çdokujt se ky person është manipulues, por të tjerët nuk mund t’iu besojnë, sepse shumë pak njerëz në këtë botë mund të kalojnë barrierën e paraqitur nga një manipulues, e për të kuptuar se çfarë është ky person në të vërtetë.

Pyetja është: PSE ti lejoni këta njerëz t’iu manipulojnë?