Highlight Receta

Bombëza të shëndetshme me tërshërë

tërshërë

A ju ka marrë malli për të ngrënë dicka të ëmbël? Por nuk doni të prishni dietën tuaj?

Unik Portal ju sjellë një recetë të shijshme dhe të shëndetshme me vetëm pak përbërës.

Ju do ti pëlqeni shumë këto bombëza!

Përbërësit:

1 filxhan tërshërë;
¼ e filxhanit fara liri;
¼ e filxhanit bajame të copëtuara;
2 lugë gjelle fara chia;
1/8 e lugës së cajit kanellë;
Gjysmë filxhani gjalpë kikiriku I shkrirë dhe I ftohtë;
¼ e filxhanit mjaltë;
¼ e filxhanit ekstrakt vanilleje;
Copëza cokolate;
¼ e filxhanit kikirik të copëtuar.

Mënyra e përgatitjes:

Kombinoni tërshërën, bajamet, farat e lirit, farat chia, kripën dhe kanellën në një enë të madhe dhe përzini.

Shkrijeni gjalpin e ikirikut dhe lëreni të ftohet ngadalë. Shtoni mjaltën dhe ekstraktin e vanilles deri sat ë kombinohen mirë. Kur gjalpi I kikirikut të jetë ftohur mjaftueshëm, kthejeni atë në përzierjën e tërshërës me përbërësit e tjerë. Përzini mirë.

Filloni dhe formoni toptha të vegjël. Këto toptha sillni në copa kikirikësh të copëtuara dhe bombëzat janë gati!