Highlight Receta

Bombëza portokalli në çokollatë të bardhë

çokollatë

Me siguri që jeni mësuar me recetën bazë të bombëzave që na kanë mësuar nënat tona. Mirëpo kjo recetë është në një nivel tjetër! Një shije e mrekullueshme, dhe mjaft interesante. Provojini bombëzat portokalli me çokollatë të bardhë!

Përbërësit:

Çokollatë e bardhë e grimcuar;
Gjalpë;
Krem Hopla e ëmbël;
Kripë;
Ekstrakt portokalli;
Ngjyrë portokalli;
Sheqer pluhur.

Mënyra e përgatitjes:

Në një tenxhere shkrijmë gjalpën, hedhim hopla-n dhe përziejmë, pastaj hedhim kripën, ekstraktin e portokallit, ngjyrën e portokalltë të ushqimit dhe e largojmë nga zjarri.

Shkrijeni çokollatën e bardhë. Ktheni përzierjen e krijuar më parë. Këto duhen të jenë në temperaturë të njëjtë me çokollatën e bardhë, një temperaturë mesatare.

Lejoni që të ftohen 2-3 orë në frigorifer. Kur të ftohet mund të krijoni bombëzat me duart e juaja.