Highlight Storie Inspirimi

Bjer në dashuri me jetën, çliroje fuqinë që ke brenda teje dhe do të bëhesh i/e pamposhtur!

Çelësi i  fuqisë është mënyra më e mirë për ta shfrytëzuar forcën e dashurisë dhe për të marrë jetë që meriton. Janë kaq të thjeshta e kaq të lehta, saqë mund  ti ndjekë edhe një fëmijë. Çdo çelës mund të çlirojë një fuqi të madhe brenda teje.

Për ta  përdorur dashurinë si fuqinë supreme në jetën tënde, duhet të duash ashtu siç nuk ke dashur kurrë më parë.

Duhet të biesh në dashuri me jetën. Pavarësisht se sa shumë dashurie ke ndjerë më parë, dyfishojë atë ndjenjë, shumëzojë me dhjetë, njëqind, njëmijë, pasi ky është niveli ku mund të arrish. Nuk ka kufij, nuk ka tavan për dashurinë që ke dhe që mund të ndjesh brenda  vetes.

Ti je krijuar nga dashuria. Ajo është thelbi yt i jetës, i universitetit, dhe ti mund të ndjesh dashuri shumë më tepër se më parë, shumë, shumë më tepër nga sa e ke imagjinuar.

Kur bie në dashurie me jetën, të gjitha pengesat zhduken.

Ti i thyen të gjitha kufizimet për paratë, shëndetin, lumturinë dhe gjithë kufijtë e lumturisë në marrëdhëniet e tua.

Kur bie në dashuri me jetën, nuk ka rezistencë dhe çfarëdo që ti dëshiron shfaqet pothuajse menjëherë në jetën tënde.

Kur ti shfaqesh në një ambient, prezenca jote ndihet.

Mundësitë do të vërshojnë në jetën tënde, dhe ti do të mund ta shpërbësh ndjenjën negative me një prekje.

Ti do të ndihesh shumë më mirë, nga se e ke menduar ndonjëherë.

Ti do të jesh i mbushur me energji dhe etje të paparë për jetën.

Do të ndihesh i lehtë si pupël,sikur do të lundrosh në ajër, dhe gjithçka  që ti dëshiron do të të duet se do ta kesh në duar.

Bjer në dashuri me jetën, çliroje fuqinë që ke brenda teje dhe do të bëhesh i pamposhtur.