Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Beso dhe realizo ëndrrat e tua

ëndrrat

Besimi është kimisti kryesor i mendjes. Kur besimi bashkohet me vibrimin e mendimeve, nënvetëdija i kap menjëherë vibrimet, i përkthen ato në ekuivalente shpirtërore dhe ia tejçon ato inteligjencës së pafundme, ashtu si në rasin e lutjeve.

Emocionet e besimit, dashurisë dhe seksit janë ndër emocionet më të fuqishme  të njeriut.

Kur të tria bashkohen, ato kanë efektin e “ngjyrosjes”, së vibrimit të mendimeve në një mënyrë të tillë që ato arrijnë menjëherë në nënvetëdije, ku shndërrohen në ekuivalenten shpirtërore, e vetmja formë që nxitë një përgjigje nga inteligjenca e pafundme. Dashuria dhe besimi janë psiqike, të lidhura me anën shpirtërore të njeriut. Seksi është krejtësisht biologjik dhe i lidhur vetëm me trupin. Përzierja  ose bashkimi i këtyre tri emocioneve ka efektin e hapjes së një linje të drejtpërdrejt komunikimi ndërmjet mendimit të kufizuar të njeriut dhe inteligjencës së pafundme.

Besimi është një gjendje e mendjes që mund të nxitet a të krijohet nga pohime ose udhëzime të përseritura nënvetëdijes nëpërmjet parimit të vetësugjerimit.

Metoda nëpërmjet së cilës dikush mund  të zhvillojë besimin, kur ai nuk eksiston, është tepër e vështirë për t’u përshkruar, në fakt kaq e vështirë, sa do të ishte t’ përshkruaje ngjyrën e kuqe një njeriu të verbër, i cili nuk i ka parrë kurrë ngjyrat dhe nuk me çfarë ta krahasojë atë që ju i përshkruani.

Të gjitha mendimet  që janë emocionalizuar dhe bashkuar me besimin, fillojnë menjëherë ta kthejnë vetën në ekuivalentën ose në homologen e tyre fizike.

Nëse është e vërtet që dikush bëhet kriminel duke u shoqëruar me krimin, është po aq e vërtetë që dikush mund të zhvillojë besimin duke i sygjeruar në mënyrë të vullnetshme nënvetëdijes se ai ka besim. Mendja vjen,  më në fund, për të marrë natyren e ndikimeve që e zotërojnë. Kuptojeni këtë të vërtetë dhe do të kuptoni pse është thëlbësore të inkurajoni emocionet pozitive si forca mbizotëruëse të mendjes suaj dhe të shkurajoni e të eliminoni emocionet negative.

Një mendje e mbizotëruar nga emocionet positive bëhet një vendbanim i favorshëm për gjendjën e mendjes gtë njohur si besim. Një mendje e mbizotëruar kështu, me vullnet, i jep nënvetëdijes udhëzime që ajo do t’i pranojë dhe do të veprojë menjëherë mbi to.

Mos harroni asnjëherë se:

Besimi është fillimi i grumbullimit të pasurive

Besimi është baza e të gjitha mrekullive dhe mistereve që nuk mund të analizohen nëpërmjet rregullave të shkencës

Besimi është i vetmi mjekim i dështimit

Besimi është elementi, “kimia” e të cilit, kur bashkohet me lutjet, jep një komunikim të drejtpërdrejt me Inteligjencën e pafundme.

Besimi është elementi që e shdnërron vibrimin normal të mendimit, të krijuar nga mendja e kufizuar e njeriut, në një ekuivalente shpirterore,

Besimi ëhstë i vetmi ndërmjetës nëpërmjet të cilit forcat kozmike të inteligjcnës së pafundme mund të shfrytëzohen të përdoren nga njeriu.

Prova është e thjeshtë dhe lehtësisht e vërtetueshme. Ajo mbështetet në parimet e vetsugjerimit. Pra, le ta përqëndrojmë vëmendjen tonë mbi çështjen e vetësugjërimit, të abulojmë se çfarë është dhe çfarë është ne gjendje të arrijë. Është fakt i njohur se çdokush përfundon në faktin që BESON çfarëdo që i përsërit vetes, qoftë deklarim ky i vërtetë ose i gabuar. Nëse një njeri përserit një gënjeshtër pa pushim, përfundimisht ai do ta pranojë gënjështrën për të vërtetë. Për më tepër, ai do të besojë atë për të vërtetë. Çdo njeri është ai që është për shkak të mendimeve mbizotëruese që ai lejon t’ia pushtojë mendjen, Mendimet që njeriu ngulit vullnetarisht në mendjen e tij, që i mbeshtet me pëlqimin e tij dhe më të cilat bashkon të gjitha  ose shumicën e emocioneve, përbejnë forcat motivuese që drejtojnë dhe motivojnë çdo cast, veprim dhe përpjekje.