Highlight Storie Inspirimi

Beso, çdo gjë që është menduar për ty, do të gjej rrugen drejtë teje një ditë!

beso

A ke dështuar njëherë? Keni humbur një mundësi? Jeni ndarë pas një lidhje disa vjecare? Keni përfunduar të zhgënjyer dhe sot keni humbur të gjithë shpresat….

Pranojeni, më shumë se gjysma e atyre që po e lexojnë këtë shkrim, kanë kaluar nëpër një situatë të këtillë.

Të gjitha kalojnë përvoja të tilla. Secili ka zemrën e thyer për një arsye. Secili nga ne një ditë ka qenë pa asnjë shpresë për jetë, pas një dështimi, por jo të gjithë kanë hequr dorë.

Kemi kaluar të gjitha këto përvoja. Ne të gjithë kemi zemra të thyera. Të gjithë kemi shpresat tona të shkatërruara.

Të gjithë kemi dështuar. Dhe, fatkeqësisht, disa prej nesh kanë hequr dorë.

Ata që janë të guximshëm mjaftueshëm nuk kanë lejuar asgjë që tua turbullojë mendjen dhe synimin e tyre në jetë. Ata ende luftojnë për të arritur ëndrrat e tyre.

Dhe a e dini pse?

Sepse, ata besojnë se çdo gjë që është përcaktuar të vijë në jetën e tyre, përfundimisht do të gjejë rrugën e tyre një ditë.

E vërteta është se , pa marrë parasysh sa përpiqemi, jeta nuk i qëndron gjithmonë  pas planeve tona.

Ne ëndërrojmë në mënyrë të dëshpëruar për të arritur diçka në mënyrën se si e imagjinojmë, planifikojmë strategjinë tonë të tërë dhe pastaj të gjitha bien poshtë.

Ne ëndërrojmë për një lumturinë, paratë dhe dashurinë e vërtetë, dhe pastaj dikush tjetër vjen dhe thyen zemrën tonë. Ne provojmë diçka të re, dhe ne dështojmë.

Dhe pas disa zhgënjimeve, ndihemi sikur nuk mund të jemi kurrë të mirë, të zgjuar, të guximshëm apo të mençur…

Në momente të tilla , ne nuk kemi asnjë përgjigje për asnjë nga pyetjet tona konfuze. Ne nuk mund ta kuptojmë pse po ndodhin këto gjëra të tmerrshme.

Ne nuk mund të gjejmë një mënyrë për të lidhur arsyet. Sepse asgjë nuk ka një kuptim të përbashkët.

Por atëherë, kur  presim me qetësi, ndodhë diçka e mrekullueshme. Në  rastin më pak të pritshëm në mësojmë se mund të ngrihemi përsëri.

Ne rifitojmë fuqinë tonë. Ne zhytemi thellë në shpirtrat tanë, gjejmë guximin dhe përpiqemi.

Ne përpiqemi përsëri dhe ne nuk heqim dorë derisa ta bëjmë atë. Sepse këtë herë, ne jemi më të fortë. Ne kemi mësuar nga gabimet tona, nga e  kaluara. Dhe asgjë ose askush nuk mund të na sjellë zhgënjimin.

Kjo është e gjitha që ju kërkohet…

Ndaluni së menduarit për të kaluarën, për shanset e humbura dhe gjërat që ju kanë shkuar gabim. Ato gjëra tashmë kanë ndodhur dhe janë pjesë e së kaluarës. Dhe ato duhet të qëndrojnë atje. Sepse ju nuk keni fuqi për të rikthyer kohën dhe për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Pra, hiqe nga mendja.

Ajo që duhet të bëni është të mbash pasionin tënd të vërtetë në jetë.

Ti nuk duhet të lejosh  që dikush t’ju dekurajojë, kur ti ndjekë  ëndrrat tua.

Kupto se e ardhmja ka shumë gjëra të tjera të mrekullueshme dhe të bukura për ty.  Beso në këtë. Dhe ti je i/e denjë për këtë, e meriton këtë.

Ajo çfarë duhet të dini gjithmonë është se jo gjithçka mund të gjendjet lehtë. Prandaj, duhet të bëni durim.

Ajo që duhet të ndodhë me ne dhe ajo që është në të vërtetë  për ne do të vijë një ditë.  Njerëzit të cilët janë të destinuar të jenë me ne, mundësitë, pasionet, shanset, ata do të gjejnë të gjithë rrugën e tyre, kur ju vjen koha.

Ndalo dyshimet për gjithçka. Ndalo nxitimin. Ndalo stresin.

Beso. Çfarëdo që është vendosur për ty në këtë jetë, do të gjej rrugën për të ardhur në kohë të  duhur.