Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Bëni të gjitha dëshirat tuaja realitet!

dëshirat
Qindra

kultura që u përkasin qindra vendeve të botës, e kanë pasur traditë të shprehin mirënjohjen për diçka që dëshirojnë të arrijnë që para se ta realizojnë dëshirën e tyre. Dhe kjo është bërë e shoqëruar me ceremoni shumë të stërholluara, në mënyrë që të ta shprehnin sa më thellë e për një kohë të gjatë mirënjohjen, duke i shfrytëzuar deri në fund energjitë e tyre mendore e shpirtërore. Egjiptianët e kanë festuar rrjedhën e lumit Nil që në kohët më të lashta, në mënyrë që të siguroheshin që uji i tij të mos shterojë kurrë. Indianët e Amerikës dhe indigjenët e Australisë kërcejnë ato që i quajnë vallet e shiut, fise të ndryshme afrikane kryejnë ceremoni që ia përkushtojnë gjahut, me qëllim që ai t’u ecë mbarë. Madje, edhe thelbi i gjitha lutjeve, në cilindo kulturë apo fe është shfaqja e mirënjohjes përpara se ta marrësh atë që dëshiron.

Ligji i Tërheqjes Universale thotë se objektet e njëjta tërheqin njëra tjetrën. Bazuar në këtë ligj, në fillim duhet të krijoni në mendjen tuaj imazhin e objektit ose të çfarëdo gjëje tjetër që dëshironi. Pastaj që ta tërhiqni dëshirën tuaj, duhet të ndiheni sikur e keni arritur atë që dëshironi ose e thënë më saktë, të ndiheni ashtu sikurse do të ndihesh po ta kishit bërë tuajën atë çka doni.

Mënyra më e thjeshtë për ta bërë një gjë të tillë është të ndiheni mirënjohës që përpara se ta realizoni dëshirën tuaj. Në qoftë se më parë nuk ju kishte shkuar ndërmend që ta përdornit mirënjohjen për të arritur atë që dëshironi, tani mësuat edhe një veti tjetër të forcës së saj magjike. Edhe Shkrimet e Shenjta, pikërisht këtë premtojnë:

“Ata që ndihën mirënjohës (tani), do të marrin akoma më shumë (në të ardhmen) dhe ai ose ajo do të jetojë në begati…”

/Sekreti – Magjia