Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Bëni një listë të jetës tuaj

kujdesi
Mos hezitoni kurrë që të uleni vetëm dhe të bëni lista.Sa më shumë t’i shkruani gjërat, aq më shumë mund të diktoni të ardhmën tuaj. Ka një mit të gabuar se listat i bëjnë gjërat të parëndësishme. Por listat bëjnë të kundërtën, ato i bëjnë gjërat realitet.

Të shkruani lista synimesh dhe objetkivash është gjithashtu një vetëmotivim i fuqishëm. Të shkoni në një takim të përgatitr mendërisht për atë që dni të arrini është një mënyrë, por nëse i keni të shkriuara do të ndiheni shumë më të fuqishëm. Kur shkruani diçka ka një gjë që e bën më të vërtetë për anën e djathtë të trurit tuaj.

Nëse keni provuar ndonjëherë të bëni blere ushqimore për një event të madh, pa një listë, atëherë e dini se çfarë tmerri mund të jetë. Shumica e njerëzve kanë mësuar të mos bëjnhë blerë në këtë mënyrë.

Pse ndodhë që njerëzit nu k e aplikojnë të njëjtin parim në jetën e tyre. Shumica e njerëzve kalojnë më shumë kohë duke planifikuar një piknik, se sa jetën e tyre.

Sepse ata e dinë se nëse nuk bëjnë një listë dhe si rrjedhojë harrojnë  diçka, dikush ka për ti quajtur idiotë.

Mbajeni listën në një vend të përshtatshëm, ku të mund ta shikoni dhe të shtoni gjra. Më pas listoni njerëzit në jetën tuaj, më të cilët doni të qëndroni afër dhe të keni lidhje. Miqësia është kaq e çmuar, kështu që mos e lini këtë në harresë. Duket diçka qesharake të bëni një listë të miqve tuaj, por do të habiteni se kush ju kujton se kush është i rëndësishëm, dhe ju motivon që t’i mbani lidhjet.

Një objektiv merr fuqi kur e shkruani dhe akoma më shumë sa herë që e shkrunai. Ajo çfarë ju motivon më shumë në jetë duhet të jetë në  listën tuaj. Njerëzit shpeshherë kërkojnë motivimin në atë që kanë shkruar të tjerët.

Nëse bëheni një listues i mirë, do të mësoni si ta motivoni veten prej asaj që keni shkruar.