Highlight Të tjera

Bëjeni të sotmen një kryevepër!

kryevepër

Shumica prej nesh mendojnë se jetët tona janë rezultat i një akumulimi. Mendojnë se ato i shtohen diçkaje. I mendojmë jetët tona sikur të jenë të lidhur si një tren i gjatë që nxjerr tym, kështu që mund ti shtojmë mallra të reja kur ndihem mirë, dhe të hedhim të tjerat kur ndihemi keq.

Babai i John Wooden, legjendës së basketbollit I tha atij “Bëje çdo ditë të jetës tënde një kryevepër,” Wooden kuptoi diçka të rëndësishme: Jeta është tani. Nuk është më vonë. Dhe sa më shumë që e hipnotizojmë vetën për të menduar se kemi të gjithë kohën që na duhet për të bërë gjërat që duam, atë më shumë i kalojmë në gjumë mundësitë më të mira të jetës.

Vetë motivimi rrjedh nga rëndësia që i bashkëngjisim të sotmes.

John Wooden ishte trajneri më I suksesshëm i basketbollit për universitetet, i të gjithë kohërave. Sipas filozofisë së tij, nuk ka asnjë arsye pse të mos e bëni të sotmen ditën më krenare të jetës suaj. Ai donte që secili lojtar të shkonte në krevat çdo mbrëmje duke menduar “Sot kam bërë më të mirën time”

Çelësi drejt ndryshimit vetjak qëndron në gatishmërinë tuaj për të bërë gjëra shumë të vogla por ti bëni sot!