Dashuria Highlight

Bëjeni ditën e të dashuruarve vërtetë UNIKE

14 Shkurti

14 Shkurti është dita më e dashur për qiftet, për të gjithë të dashuruarit, në veçanti ata që sapo janë futur në një lidhje, të cilët e presin me padurim këtë ditë për t’ia dëshmuar partnerit dashurinë dhe kujdesin.

Dhe, padyshim që detajet e bëjnë çdo moment më të bukur e më të veçantë.

Prandaj Unik Portal ju sjellë ide dhe gjëra të thjeshta për ta bërë këtë ditë sa më të ëmbël.


Shfrytëzoni çdo hapësirë që është në qendër për ta dekoruar me detaje dashurie. Zemra të  bëra nga letra, lule, dhe çka do tjetër që do të gjeni në shtëpi që asocon me këtë ditë.


Momenti më i bukur i kësaj ditë është darka. Prandaj nëse do ta festoni këtë ditë në shtëpi bëni kujdes për mënyrën se si e rregulloni tavolinën tuaj të darkës, aty ku do të ngreni dolli mbi dashurinë tuaj. E tëra që ju duhet është mbulesë e kuqe ose e bardhë, një tufë trëndafila, qirinj dhe shishen tuaj të verës me dy gota plot dashuri.


Dhoma e juaj e gjumit sigurisht që është vendi ku duhet të mbizotërojnë elemente dashurie e kujdesi. Ja një ide se si mund të duket shtrati i juaj këtë ditë. Me pak shpenzime, por me shumë dashuri bëjeni personin tuaj të zemrës le të ndihet personi më i veçantë në Botë këtë ditë./UnikPortal/