Highlight

Bëhuni të përgjegjshëm për vizionin që keni në jetë!

Nuk ka të bëj se çfarë vizioni është, por çfarë  bën

Çfarë bën vizioni juaj?

A ju jep energji?

A ju bën të buzëqeshni?

A ju zgjon në mëngjes?

Kur lodheni, a ju bën të shkoni deri në fund?

Një vizion duhet gjykuar nga këto kritere, fuqia dhe efektshmëria. Çfarë bën?

Jeta bëhet e mirë, kur e kem të qartë atë që duam të krijojmë.

Shumica e njerëzve e kalojnë pjesën më të madhe të orëve zgjuar, duke u përpjekur të largojnë problemet.

Ky aksion i përjetshëm për zgjidhjen e problemeve çon në një ekzistencë negative dhe reaguese. Që na zhvlerëson dhe na lë në fund të jetës, ose të ditës me një ndjenjë dyfish negative që keni më “pak probleme”…

Ka një ndryshim të thellë  ndërmjet zgjidhjes së problemeve dhe krijimit.

Zgjidhja e problemeve është të veproni për të larguar disi problemin.

Krijimi është veprimi për të sjellë diçka në jetë, pra, krijimin tuaj.

Shumica nga ne janë rritur sipas zakonit për të zgjidhur probleme dhe kemi shumë pak përvoje të vërtetë me procesin e krijimit.

Hapi i parë në procesin krijues është të keni një vizion të asaj që doni të krijoni. Pa këtë vizion, nuk ka mënyrë për të krijuar.

Pa këtë vizion, ju vetëm eliminoni problemet, që është dyfish negative.

Është e pamundur të ndiheni pozitiv ndaj një jete të bazuar mbi negativitet të dyfishtë.