Highlight UNIK +

Bëhu kapiten i anijes së quajtur “JETË”

jetë
Valentina Rexhaj

Motivuese

Sikur dikush t’ju thoshte “Behu kapiten i anijes së quajtur jetë”, si do të reagonit?

Gjatë mijëra vitesh njerëzit janë konfrontuar me lufteëra për egsistencë me frikë dhe shumë negativitet në jetën e tyre.

Tek ne është janë mbjellë bindje, besime se jemi mëkatarë dhe këto na kanë mbajtur të frikësuar. Prandaj na është krijuar bindja se jeta është luftë.

Dhe këto bindje gjinden thellë në ndërdijen e njerëzve. Por, tani miliona njerëz janë kthyer dhe po mendojnë ndryshe.

A është e mundur që ne të krijojmë jetën ndryshe? Një jetë më të lehtë plot hare, lumturi, dashuri dhe përmbushje. Kanë filluar të ndjekin atë zërin e brendsheëm. Të kthehën kah vetvetja dhe të ndëgjojnë ndjenjat e tyre.

Edhe pse në shumë njerëz është ende ajo bindja se jeta është luftë.

Sa nga ne i kanë dëgjuar pyetjet

 “Çka mendon se jeta është e lehtë”?  

“ Në jetë duhet të vuash, jeta është e vështirë, e padrejtë, e shkurtër“

Si fëmijë nuk kemi pasur tjetër rrugëdalje vetëm ti pranojmë si të vërteta. Në qoftë se ende beson jeta është një luftë atëher ajo të dërgon kundërshtarë, që të luftosh. Ndryshe e thënë, kështu krijon konflikte, pengesa, zhgënjim . Dhe jeta të jep atë që beson. Pra ligji i tërheqjes gjithmonë funksionon ashtu siç beson. Por, ne jemi më shuë të fokusuar tek të metat sesa tek vetitë e dhunitë tona që natyra na i ka falë.

Ashtu siç ti mendon për jetën, ashtu të paraqiten gjërat. Pa ndërprerë dërgon mendime. Ndjenjat tua, fjalët, veprat dhe ligji i tërheqjës të pergjigjet në atë mënyrë. Jeta nuk është as e mirë dhe as e keqe, por ajo krijohet ashtu siç mendon ti. Por, duhet cekur se shumica prej nesh krijojnë pavëtdijshëm nga programet që kemi mbledhur gjatë jetës.

Krijojmë nga bindjet, besimet e thella që janë në ndërdije. Tani të fillojmë të marrim 100% përgjegjësinë për jetën tonë,të zgjohemi të bëhemi krijues i vetëdijshëm. Mbushja me mendime të reja dhe të qënit sa më shumë pozitiv do t’ju mbushë me gjëra të bukura në jetë.

Në qoftë se zemra e ndjenë se tani është koha per ndryshim,merre anijen tënde dhe fillo një kapitull të ri në jetën tënde. Bëhu kapiteni i anijes që është jeta jote dhe drejtoje atë ashtu siç të thotë zemra.

 

.