Highlight Shëndeti

Barnat kundër dhimbjeve dëmtojnë pjellorinë

Barnat

Duke jetuar një jetë shumë dinamike, me pak orë gjumë, të stresuar dhe të lodhur nga ngarkesa ditore, njerëzit përditë qetësinë dhe “shërimin” po gjejnë në ilaçe kundër stresit, dhimbjes së kokës ilaçe tjera kundër dhimbjeve.

Një ilaç me recetë përdoret siç duhet kur merret sipas udhëzimeve të mjekut që e njeh mirë kartelën tënde shëndetësore.

Kjo kërkon edhe të marrësh dozën e duhur në kohën e duhur. Në mënyrën e duhur dhe për arsyen e duhur mjekësore. Prapëseprapë mund të shfaqen shenja të padëshirueshme ose të papritura. Nëse ndodh kjo, fol menjëherë me mjekun.

Njerëzit luajnë me zjarrin kur marrin ilaçe për arsyen e gabuar. I shpërfillin udhëzimet për dozën, përdorin ilaçe që i janë dhënë dikujt tjetër ose nuk i marrin në mënyrën e duhur.

Nëse flasim për pjellorinë, barnat kundër dhimbjeve shkaktojnë dëme të mëdha. Studimet e reja tregojnë se prodhimi i spermës në vendet perëndimore ka rënë për 50% gjatë 40 vitet të fundit.

Arsyet për këtë fenomen kanë qenë kryesisht të panjohura. Libidoja, prodhimi i hormoneve mashkullore dhe prodhimi i spermës ndikohen negativisht nga barnat kundër dhimbjeve. Që merren pa udhëzim të mjekut, duke përfshirë aspirinën, acetaminofenin dhe më së shumti nga droga jo steroide anti-inflamatore, Ibuprofeni.

Pra, ilaçet kundër dhimbjeve që merren pa udhëzim të mjekut ndikojnë negativisht në spermatozoide.

Ky çekuilibër hormonal mund të shkaktojë hipogonadizëm, që shoqërohet jo vetëm me pjellorinë e zvogëluar, por edhe me depresion dhe probleme të shtuara kardiovaskulare duke përfshirë sëmundjet e zemrës.

Prandaj, shmangni sa më shumë ilaçet kundër dhimbjes, nëse doni të ruani shëndetin tuaj riprodhues dhe shëndetin e përgjithshëm.