Dashuria Highlight

Avokati i divorceve shpjegon: Pse dështon martesa?

martesat


Ka shumë persona që merren me martesat të cilët thjesht nuk ja dolën dot, si terapi çiftesh, psikologët etj. Por në fakt ata që më së shumti kuptuan nga to janë avokatët e divorceve që kishin parë me qindra prej tyre.

Andrew Vaughn, një avokat divorcesh që kishte parë pothuajse çdo version të dashurisë së ‘keqe’ shpjegoi se cilat janë disa nga arsyet që këto martesa kishin dështuar.

Refuzimi për të parë një psikolog për menaxhim zemërimi ose depresion

Refuzimi për tu takuar me një psikolog është një ndër arsyet më të shpeshta sipas Vaughn që një çift të vizitojë zyrën e tij për tu divorcuar. Meshkujt janë zakonisht shumë kokëfortë për të kërkuar ndihmë prandaj shumë martesa përfundojnë për shkak të zënkave të shpeshta të krijuara nga këto situata.

Problemet me paratë

Një realitet i vështirë për tu pranuar, mirëpo shumë çifte përfundojnë martesën e tyre për shkak të problemeve me paratë që kanë. Pak para natyrisht që është një problem mirëpo shpesh mund të eskalojë në krijimin e problemeve të shumta për një çift që të përfundojnë martesën e tyre.

Tradhtia

Tradhtia është po-ashtu një ndër arsyet kryesore për përfundimin e një martese.