Highlight Të tjera

Atë që mbjellë, do ta korrësh!

Atë që mbjellë do ta korrësh!

Një djalë i vogël me shumë mëri i tha nënës së tij “të urrej”. Kështu duke u frikësuar nga dënimi që mund të merrte, doli jashtë afër luginës e bërtiti “të urrej, të urrej, të urrej”, dhe me këto fjalë i erdhi prapë jehona e zërit të tij “të, urrej, të urrej, të urrej”…

Paksa i frikësuar, djali u kthye në shtëpi dhe i tregoi nënës së tij që diku në luginë ishte një djalë i vogël i keq, që i thoshte të urrej.

Nëna e mori djalin dhe doli prapë jashtë me të, i tha të bërtiste “të dua, të dua.”

Ai bëri ashtu siç i tha nëna e tij dhe kështu dëgjoi prapë jehonën e zërit të tij, por këtë herë duke thënë “të dua”.

Jeta është një jehonë. Çfarëdo që dërgon do të kthehet prapë. Atë që mbjellë do ta korrësh. Atë që do ta japësh do ta marrësh. Atë që sheh në të tjerët, ekziston tek ty.

Pavarësisht se kush je, se çfarë bën, nëse po kërkon që të shpërblehesh në të gjitha fushat e jetës, atëherë duhet të shohësh të mirën në çdo person, dhe në çdo situatë, dhe bëjeni këtë rregull të jetës!