Highlight Storie Inspirimi

“Ata që nuk besojnë te magjia, nuk do ta kuptojnë kurrë atë”

magjia
E mbani mend kur ishit të vegjël dhe e shihnit botën që ju rrethon si të magjepsur?

Bota rreth jush ishte magjike, ngazëlluese! Edhe gjërat më të thjeshta ju ngjallnin kureshtje.

Bari i mbuluar me vesë, një flutur që përpëliste krahët teksa ngritej në ajër, një gjethe në formë të çuditshme që kishte rënë në tokë.

Sa shumë gëzoheshit kur ju binte një dhëmb, sepse kjo do të thoshte që atë natë do t’iu vizitonte një zanë dhe do të vendoste para poshtë jastëkut tuaj.

Kur ishim fëmijë, të gjithë ne ishim të përfshirë në një ndjenjë të mrekullueshme; çdo gjë dukej për bukuri dhe çdo ditë sillte aventura të reja.

Por dalëngadalë duke u rritur, përgjegjësitë, pengesat dhe vështirësitë e jetës filluan të na bien në shpatulla dhe kjo bëri që ne të zhgënjeheshim.

Bota magjike në të cilën besonim filloi të venitet dalë ngadalë deri sa u zhduk plotësisht.

Mirëpo, bota magjike nuk është zhdukur, ajo magji në të cilën besonit ekziston.

Ju mund ta bëni jetën tuaj shumë më të bukur e interesante nga ajo që fantazonit dikur. Ju keni në dorë të jetoni çaste të mahnitshme që do t’iu lënë pa frymë e që nuk I keni përjetuar ndonjëherë më parë.

Kur të mësoni se çfarë duhet të bëni  që ta ktheni jetën tuaj të zakonshme në një jetë të magjishme, jeta që keni ëndërruar gjithmonë do të bëhet realitet!