Highlight Të tjera

Arsyet pse duhet ta duam Kosovën!

Kosova

Kosova, si një shtet i ri ende në zhvillim mund të mos jetë emër shumë i dëgjuar nga njerëz të vendeve të tjera, mirëpo ne që kemi lindur në këtë vend, dhe kemi mësuar të vërteta të shumta për historinë tonë, kemi kuptuar se çfarëdo që  ndodhë, ky vend është i ngulitur thellë në zemrat tona dhe nuk do të shkoj askund! Në këtë 10 Vjetor, Unik Portal ju sjellë një listë arsyesh se pse duhet ta duam Kosovën.

1. Jemi popull shumë mikpritës;

Qysh nga kohët e lashta, njihemi për mikpritje e këtë askush nuk mund ta hedhë poshtë! Kjo vazhdon edhe tek gjeneratat e reja, atmosfera e mrekullueshme që mbizotëron në Kosovë nuk mungon kurrë. Mikpritja është një ndër virtytet më të mira që ka populli ynë dhe ne duhet ta vlerësojmë atë.

2. Ushqimi shumë i shijshëm;

Kosova është vendi i ushqimeve të shijshme, pa dyshim. Duke filluar me ushqimet tradicionale si flija, e ushqimet e kërkuara nga të gjithë si fasulja, byreku, qebap e deri tek ushqimet e kulturave të ndryshme si ato italiane, spanjolle, arabe, indiane që tashmë kanë arritur tek ne.

3. Kafeja është më e mirë se në Itali;

Keni provuar kafe ndoshta në çdo vend që keni pasur rast ta vizitoni në Botë, por nuk mund ta mohoni faktin e vërtetë se kafeja më e mirë është në Kosovë. Jo vetëm shija e kafesë është ajo që na pëlqen, por edhe atmosfera që mbretëron në çdo kafene të qyteteve të Kosovës.

4. Bukuritë natyrore;

Kosova ka shumë bukuri natyrore e atraksione, për të cilat do na duhej shumë kohë të flisnim. Male, bjeshkë,  fusha, burime, ujëvara, kulla, kështjella janë ato që e bëjnë Kosovën atë që është.

5. Rinia;

Vendi më popullin më të ri në Evropë, kjo është Kosova. Një rini e shëndetshme e me potencial zhvillimi.