Highlight Të tjera

Arsyeja që zgjoheni në mes të natës nuk është pagjumësia por!?

Arsyeja që zgjoheni në mes të natës nuk është pagjumësia por!?

Ne e dimë deri tani rëndësinë e gjumit për trurin, trupin dhe shëndetin e përgjithshëm. Hulumtimet mbi gjumin kanë gjetur se është mirë që të flemë shtatë deri në nëntë orë në ditë. Megjithatë, shumë njerëz vuajnë nga çrregullime të gjumit, duke pasur vështirësi të bien në gjumë dhe nganjëherë edhe më të vështirë të qëndrojnë në gjumë.

Një shkak i prishjes  së gjumit është apnea e gjumit, kur frymëmarrja e parregullt pengon gjumin e qetësuar. Kjo mund t’ju lërë të ndiheni të lodhur. Nëse apnea e gjumit ju ndodhë për një kohë të gjatë ajo  mund të çojë në humbje të kujtesës dhe dëmtime të trurit. Pa gjumë të thellë të thellë, toksinat dëmtojnë  funksionimin normal të trurit.

Edhe në qoftë se ju nuk keni apnea gjumi, ju mund të  zgjoheni në mes të natës. Dhe, siç rezulton, kjo është normale! Deri në shekullin e kaluar, gjumi me ndërprerje ishte i zakonshëm. Historikisht, duket, se njerëzit kanë tendencë të flenë në dy pjesë çdo natë.

Historiani Robert Ekirch studioi modelet e gjumit të kulturave të ndryshme dhe i dokumentoi gjetjet e tij në librin e tij “ At Day’s Close: Night”. Një pjesë e hulumtimit të tij u botua në “The American Historical Review” në vitin 2001.

“Gjumi ka mbetur në mesin e temave më të neglizhuara kryesisht për shkak se qetësia relative e gjumit modern i ka zbehur perceptimet tona për rëndësinë e saj të kaluar…pavarësisht nga stereotipet idilike të pushimit  gjatë ditës, gjumi i hershëm modern mbeti shumë i prekshëm ndaj ndërprerjeve dhe kjo vetëm se po rritet.

Gjumi me ndërprerje

Ekirch gjeti mbi pesëqind referenca për gjumin e ndërprerë të dokumentuar që nga Greqia e lashtë. Ndoshta më e rëndësishme është se ai zbuloi se përpara Revolucionit Industrial të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shumica e evropianëve perëndimorë flinin në dy intervale, të quajtur gjumi  “i parë” ose “gjumi i vdekur” dhe “i dytë” ose “gjumi i mëngjesit”. Kultura të tjera të angazhuara në këtë model të gjumit vazhdojnë deri në ditët tona. Koha në mes ishte shpenzuar në lutje të qetë ose meditim, shoqërim, lexim dhe shkrim, ose intimitet.

“Kështu mbetet mister themelor – se si të shpjegojmë këtë anomali kurioze ose, në të vërtetë, misterin më të vërtetë të gjumit të konsoliduar që përjetojmë sot. Sepse ka shumë arsye për të besuar se gjumi i ndërprerë, siç bëjnë edhe kafshët është  prej kohësh modeli i natyrshëm i gjumit tonë para epokës moderne.