Highlight Të tjera

Apple në listën e produkteve më të dështuara?

apple

Lansimi i një produkti është mjaft i vështirë. Gjetja e idesë perfekte për të mbushur zbrazëtirën e tregut shpesh mund të jetë sfiduese edhe për kompanitë më të mëdha në botë. Më poshtë mund të shikoni listën e produkteve që dështuan bindshëm ku pjesë e saj u bënë edhe shumë kompani të njohura si Apple dhe Coca Cola.

1. Coca Cola e re – 1985;

Kur kompania Coca Cola filloi të kishte konkurrencë të madhe nga Pepsi, ajo lansoi produktin e re të quajtur Coca Cola e re. Ky produkt ngjasonte me shijën e Pepsi-t, prandaj edhe fansat e Coca Cola-s nuk e mirëpritën atë. Ky produkt u llogarit si një produkt i dështuar dhe shpejt përfundoi me largimin e tij nga tregu.

2. Apple Newton – 1993;

Kompania Apple lansoi në vitin 1993 produktin e quajtur Newton. Duke marrur parasysh çmimin marramendës prej $800 dollarësh dhe kualitetin e dobët të këtij asistenti digjital (PDA), shpejt u largua nga tregu dhe u quajt si dështimi i kompanisë Apple para se të bëhej e suksesshme.

3.  Jogurti Cosmopolitan 1999;

Revista Cosmopolitan mund të jetë mjaft e njohur për dashamirësit e lajmeve rreth modës e bukurisë, mirëpo ata nuk mirëpritën aspak linjën e jogurtit që u lansua në vitin 1999 nga kjo revistë. Si duket ata ishin mjaftueshëm të kënaqur vetëm me leximin e kësaj reviste.

4. Microsoft Zune 2006;

Drejtorët e Microsoft u shprehën bindshëm se kishin gabuar me lansimin e këtij produkti të kopjuar nga Apple, kështu duke synuar të zëvendësonin iPod-in, produkt ky shumë i suksesshëm i kompanisë Apple në vitin 2006.

5. Facebook Home 2013;

Ju kujtohet kur Facebook tentoi të merrte nën kontroll gjithë kohën tuaj? Me siguri që jo sepse projekti i tyre dështoi. Facebook Home jo vetëm që lajmëronte çdo gjë në ekranin tuaj por po ashtu merrte nën kontroll një shumë të madhe të dhënash dhe bateria juaj harxhohej shumë shpejtë nga përdorimi i këtij aplikacioni.