Highlight Storie Inspirimi

Ana e errët e atyre që janë empatik

empatia

Ana e errët e atyre që janë empatik rrallë diskutohet. Mirëpo ajo ekziston dhe duhet të adresohet.

Empatia është kapacitetit i njërit për të vënë vetën në këpucët e tjetrit dhe për të kuptuar mendimet te tjetrit e gjendjen emocionale.

Një empat është një person që ka aftësinë për të rezonuar  me njerëzit e tjerë në nivele të ndryshme.

Nuk dihet ende se si empatikët kanë këtë aftësi, por besohet që është pasuar nga brezat e mëparshëm.

E si funksionon?

Çdo gjë në botë i rezonon një energjie elektrike. Mendohet se empatikët mund të dallojnë këto ndryshime në këtë energji, përreth tyre.

Empatikët zakonisht vecohen si njerëz që ndjejnë simpati për të tjerët, të kujdesshëm dhe sensitiv ndaj ndjenjave të të tjerëve.

A do t’ju surprizonte të merrnit vesh që ka një anë të errët e atyre që janë empatik?

Vetë natyra e empatikëve do të thotë që shumë njerëz mbështeten tek ta për suport. Po ashtu do të thotë që empatikët mund të shohin shumë gjëra që ne të tjerët nuk mund ti vërejmë. E që përhapë probleme për ta.

Ata nuk mund ti përmbajnë emocionet e tyre. Ju mund të mendoni së ata dinë ta bëjnë këtë mirëpo, ata shpesh luftojnë me emocionet e tyre. Për shkak se ata i ndjejnë emocionet e të tjerëve kaq shumë, saqë ndonjëherë bien në depresion.

Ata e kanë të vështirë të bëjnë dallimin en ndjenjave të tyre dhe të tjerëve.

Shpesh kanë të bëjnë me shumë informacione të cilat i bëjnë të ndihen pa energji. Sidomos kur ata ndjejnë energjinë negative, ndihen të dërrmuar.