Highlight Yoga

Aktorja e famshme Emma Watson, instruktore e Yoga-s

Emma Watson

Aktorja e famshme e njohur edhe për thjeshtësinë dhe bukurinë e saj natyrale është tashmë një instruktore e certifikuar e Yoga-s.

Në një intervistë dhënë për revistën australiane Elle, 23-vjeçarja Emma tha se ka vendosur të praktikojë yoga dhe meditim duke shpresuar se  të dyja do ta ndihmonin për të gjetur balancing e jetës së “çmendur” nga fama.

Dhe, pikërisht kështu ndodhi ka shtuar ajo. Emma ka marrë një diplome për medituese dhe instruktore të yoga-s nga Universitetit Brown dhe ka deklaruar se pret me padurim të provojë aventurat e reja që nuk kanë të bëjnë me aktrimin…

E kush nuk do të donte të mësoj hapat e parë të praktimit të Yoga-s nga aktorja e bukur dhe e talentuar Emma Watson. Ndoshta personat që jetojnë në New York dhe Los Angeles e kanë këtë fat.