Highlight Lifestyle

Ajo nuk beson lehtë më…

ajo nuk beson

Ajo nuk beson lehtë…

Mund ta shohësh këtë në distancën që ajo krijon mes vetes dhe të tjerëve rreth saj, por ajo ka shumë dashuri për të ofruar, dhe këtë mund ta shohësh në buzëqeshjen e saj të ëmbël  i jep të gjithëve rreth saj.

Ajo ka miliona galaksi të mendimeve, qindra botë të fjalëve e vendeve në mendjen e saj, dhe mund ta shohësh në sytë e saj që ka humbur, që do të donte të ishte diku tjetër.

Ajo gjithmonë donte të ishte diku tjetër, tregohet në mënyrën se si asnjëherë nuk ndalët, gjithmonë duke kërkuar, kurrë duke mos pushuar.

Jeta nuk ishte e lehtë për të, dhe këtë mund ta shohësh në sytë e saj, e ta dëgjosh në zërin e saj.

Ajo beson se trupi i saj mund të shërojë veten. Mendoj që kjo është pasi që ajo shëroi veten, kur jeta e vuri për tokë.

Ajo e di si është të nën vlerësohesh.

Prandaj, nëse nuk mund të shohësh përtej saj, nëse nuk mendon se ajo është një pjesë magjie, mos guxo të thuash që ajo është vetëm një vajzë; sepse ajo është një kryevepër!