Highlight Storie Inspirimi

Ajo ishte shpirti yt binjak, dhe shpejtë do ta kuptosh sa shumë ke humbur!

shpirti yt binjak

Ti gjete një vajzë të mrekullueshme. Ajo të deshi më shumë se të imagjinoje. Por kaq nuk mjaftonte për ty, dhe ti e le anash atë. I theve zemrën, por në fund, do të jetë ajo që do të thyej tendën.

Mendove që pa të do të ishe më mirë, por siç duket ishe gabim. Tani është shumë vonë.

 Ajo ishte shpirti yt binjak, dhe shpejtë do ta kuptosh sa shumë ke humbur…

Natyrisht në fillim nuk të interesonte, nuk mendove dy herë për vendimin tënd kur e le atë në baltë. Shpejtë do ta kuptosh, sa e rëndësishme ishte ajo për ty, dhe çfarë ke lënë prapa.

Edhe nëse do të duhen muaj apo vite, do të të bije në kokë, kur ta kuptosh që ajo ishte e duhura.

Ti e le miken tënde të ngushtë. Edhe më shumë, shpirtin tënd binjak. Ajo të deshi më shumë se çdo gjë në këtë botë, e ti e more për të mirëqenë.

Kur kishe nevojë për të, ajo linte çdo gjë vetëm për të të bërë të qeshësh. Do ta pranosh realitetin që jo shumë njerëz do ta bënin këtë për ty.

Asnjë lidhje nuk është perfekte. Çdo ditë, ajo luftoi për ty dhe për lidhjen tuaj. U mundua aq shumë, por nuk mund ta bënte vet. Ti nuk luftove për të.

Sa u vështirësuan gjërat, ti vrapove si një fëmijë i frikësuar.

Ti ike, dhe ajo nuk do të luftojë më për dashurinë tënde. Askush nuk e lëndoi atë sikur ti, dhe kjo nuk është diçka që ajo duhet ta përjetojë prapë.

Vazhdo, dërgoji atë tekst që po pret t’ia dërgosh me javë e muaj, por mos prit një përgjigje.

Ajo nuk vrapon më pas një dashurie të humbur.

Dikush do ta dashurojë ashtu siç ajo e meriton!