Highlight Shëndeti

A vuani nga sulmet e panikut? Ndaloni ato me vajra esencial

ankthi

Ata që vuajnë nga ankthi dhe sulmet e panikut e dinë mirë se për cfarë po flasim. Ndonjëherë disa ditë janë mjaft të vështira për ti kaluar, mirëpo ju duhet ta dini që këto simptoma do të fillojnë të lehtësohen me kohë dhe do të ndiheni më mirë. Por nëse ende keni probleme me adaptim rreth sulmeve të panikut atëherë provoni të relaksoheni dhe të qetësoheni me këto lloje të vajrave esenciale. Studimet tregojnë se disa nga këto vajra janë përdorur tek personat që vuajnë nga ankthi dhe shumë prej tyre kanë pasur lehtësim pas përdorimit. Disa nga këto vajra janë:

1. Livando;

Vaji i livandos është njëri ndër vajrat që është treguar më së shumti efektiv në luftën ndaj ankthit.

2. Vaji i trëndafilit;

Aromateriapia me vajin e trëndafilit dhe banjot me vaj trëndafili kanë treguar sukses në uljen e ankthit sidomos te gratë shtatzëna.

3. Vetiver;

Vaji i vetiverit ka disa veti qetësuese dhe përdoret shpesh tek personat që vuajnë nga traumat e ndryshme.

4. Vaji i kamomilit;

Lulet e kamomilit jo vetëm që sjellin harmoni por po ashtu ndihmojnë në reduktimin e ankthit dhe stresit në përgjithësi.

5. Vaji i bergamot;

Studimet tregojnë se vaji i bergamot ka ndihmuar personat që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.