Highlight Shëndeti

A vuani nga ngërçet dhe dhimbjet e muskujve natën?

dhimbjet

Dhimbjet mund të jenë një makth i vërtetë, sidomos kur ato shfaqen gjatë gjatë natës. Dhimbjet zakonisht shfaqen pas një aktiviteti fizik intensiv, kur trupi juaj nuk është në gjendje të absorbojë oksigjenin e nevojshëm, në mënyrë që të prodhojë oksidimin e glukozës dhe ka një akumulim të tepruar të acidit laktik. Mungesa e mineraleve si magnezi dhe kaliumi është një tjetër shkak.

Shkaqe të tjera të zakonshme janë:

– diabeti;

– ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta;

– hipotiroidizmi;

– anemia;

– stresi,

Për të shmangur ngërçet, duhet të ndiqni disa këshilla të thjeshta. Para së gjithash, duhet të pish shumë ujë, para dhe pas aktivitetit fizik. Nëse ngërçet tuaja janë shkaktuar nga mungesa e elektroliteve, ju duhet të hani ushqime të pasura me magnez, natrium, kalcium dhe kalium; fruta dhe perime të tilla si selino, karrota,  banane, domate dhe agrumet, të cilat përmbajnë vitaminë C dhe përmirësojnë qarkullimin. Ushtrimet gjithashtu mund të ndihmojnë, për shkak të faktit se ato përmirësojnë komunikimin midis receptorëve të shqisave dhe të trurit.

Këtu janë 3 receta të lehta të lëngjeve që ndihmojnë në parandalimin e ngërçeve:

Receta 1

Lani tre gjethe selino dhe përzieni ato me pak ujë. Përzieni mirë. Tani shtrydh një portokall dhe përzieje atë me lëng selino. Pini një filxhan në ditë.

Receta 2

Shtrydhni lëngun e një domateje në një enë me kubëza akulli dhe lini në frigorifer. Së fundmi shtoni lëngun e një trangulli dhe dy gjethe  selino. Shtoni edhe gjethe majdanozi. Pini një filxhan çdo mëngjes.

 

 

 

 

Receta 3

Vloni dy lugë xhenxhefil në një gotë me ujë për dhjetë minuta. Lëreni të ftohet dhe  pini një filxhan para se të shkoni në shtrat./Unik Portal/