Highlight Të tjera

A tregojnë emocionet negative se keni mendime të pashëndetshme?

emocione

Derisa mendja e juaj është e përqendruar tek ndonjë sëmundje arsyeja që ju ndjeni emocione të tilla negative për këtë është se ai mendim është kaq shumë  jashtë harmonisë me njohurinë tuaj më të thellë, saqë nuk rezononi me cilin jeni në të vërtetë.

Emocionet

negative që ndieni, në formën e një shqetësimi, zemërimi apo frike për sëmundjen tuaj është treguesi juaj i vërtetë se keni vendosur një kufizim mjaft të fortë në rrjedhën e energjisë midis jush dhe asaj që jeni në të vërtetë. Shëndeti juaj i mirë shfaqet kur e lejoni rrjedhën e plotë të energjisë jofizike të dalë nga qenia juaj e brendshme. Dhe në këtë mënyrë, ndërsa mendoni, jam mirë, po bëhem mirë, jam i padëmtuar, është gjendja ime natyrore të jem mirë, ato mendimet vibrojnë në një pikë që është harmoni me atë çka e di qenia e juaj e brendshme se është dhe ju merrni përfitimet e plota të energjisë së mendimit, që del nga qenia e juaj e brendshme.

Çdo mendim vibron. Kështu pra, përqendrohuni mbi mendime që ju bëjnë të ndiheni mirë, të cilat do të tërheqin shumë, shumë, shumë mendime të tjera, derisa frekuenca juaj vibruese do të ngrihet në piken që qenia juaj e brendshme t’ju pushtojë plotësisht. Dhe, atëherë do të arrini në pikën e mirëqenies dhe aparati i juaj fizik do ta marrë vetën shumë shpejt, ky është premtimi absolut ndaj jush.