Highlight Storie Inspirimi Të tjera

A sjellin të gjitha lutjet rezultat?

lutje

Është fakt i vërtetë se shumica e njerëzve ë lutën, e bëjnë këtë kur ata kanë dështuar. Kjo është natyrore. Ata  me mendjet e tyre të mbushura me frikë mendojnë se lutjet nuk do t’iu plotësohen.

Një person, i cili lutet me një qëllim të përcaktuar dhe me besim në arritjen e atij synimi, vë në lëvizje ligjet e natyrës, të cilat e shndërrojnë këtë dëshirë të madhe të personit në objektin apo shërbimin e dëshiruar nga ai.

Kjo është gjithçka për lutjen. Kur një lutje  është negative, ajo sjellë vetëm rezultate negative. Kur ajo është pozitive, ajo sjellë vetë rezultate të qarta pozitive.

A ka më thjeshtë se kaç?

Njerëzit që ankohen dhe i luten Zotit për ti marrë ai përsipër përgjegjësitë për problemet  e jetës, janë shumë përtacë të krijojnë dhe marrin atë çfarë duan përmes fuqisë së mendjes së tyre. Kur dëgjon një person që lutet për diçka, të cilën ai mund ta marrë falë përpjekjeve të tij, ju duhet të dini se jeni duke dëgjuar një endacak.

Inetligjenca e pafundme favorizon vetëm që qe i kupton dhe i adapton ligjet e saj.

Ajo nuk bën diskriminime për arsye të karakterit të mirë ose të këndshëm. Këto gjëra e ndihmojnë njeriun   të negociojë përgjatë jetës, për të qenë më i harmonizuar me të tjerët.

Ligji natyrës thotë : “  Qartëso se çfarë do, përshtate veten me ligjet e mia dhe ju do ta keni atë që doni”.