Highlight Të tjera

A shikoni shumë filma? Cilat gënjeshtra i keni besuar deri tani?

filma

Nëse jeni të apasionuar pas filmave, atëherë me siguri që keni besuar se shumë nga këto ngjarje janë të vërteta. Mirëpo ka shumë mite të cilat zbatohen vetëm në filma, kurse në jetën reale asesi. Unik Portal ju sjellë një listë të miteve dhe të vërtetave të një filmi.

1. Ju duhet të prisni 24 orë para se të raportoni një person të humbur; Nuk është medoemos e vërtetë, ju duhet të kontaktoni policinë menjëherë nëse dyshoni që personi në fjalë po mungon, apo keni parë dicka të cuditshme të ndodhë.

2.Kloroformi menjëherë vepron në organizmin e njeriut duke e lënë atë pa ndjenja për disa ora; Në fakt do të duhej rreth 5 minuta për dikë që të ndjejë efektet kimikale të tij, që pastaj zgjasin shumë pak.

3. Gjuajtja me dy armë me të vërtetë duket interesante; Por shënjestra tek dy persona në të njejtën kohë është pothuajse e pamundur.

4. Një grenadë dore mund të hapet shumë lehtë me dhëmbë; Në të vërtetë një grenadë dore nuk ka mundësi të hapet me dhëmbë, përndryshe personi do të mbetej pa dhëmbë dhe grenata përsëri nuk do të hapej.

5. Mjeku-ligjor kryen të gjithë procesin e hetimeve, duke japur përgjigje për të gjitha pyetjet, madhe edhe zgjidhin krime të ndryshme. Në fakt mjeku-ligjor ndihmon vetëm që të mblidhen të dhëna për atë cështje.

6. Personat që po fundosen zakonisht bërtasin dhe kërkojnë ndihmë me zë të lartë dhe me duar lart, por e vërteta është që një person që fundoset  rrallë herë vërehet pasi që është e pamundur që ai të bërtasë me zë të lartë e të qojë duart lart.

7. Dryri mund të hapet nga një e shtënë me armë; Në fakt një dry është i trashë dhe përbëhet nga hekuri. Një plumb i vogël nuk mund ta thejë atë. /Unik Portal/