Highlight Të tjera

A po ua mbajnë peng lumturinë këto gjëra?

lumturia

Lumturia është një ndër faktorët kryesorë për një jetë sa më të shëndetshme e të suksesshme. A ndiheni kohëve të fundit se gjërat ju kanë rënë përmbi kokë e po ju rëndojnë tej mase? A po e mbani peng lumturinë tuaj? Shikoni se cilat gjëra duhen lënë anash nëse doni të jeni më të lumtur në jetë.

  1. Largojeni nevojën për të pasur gjithmonë të drejtë; “Më mirë të kem të drejtë, apo të jem I drejtë?” – Wayne Dyer.
  2. Largojeni nevojën për të kontrolluar çdo gjë; “Lejoni që çdo gjë të shkojë në rrjedhën e vet. Kur provoni dhe provoni të kontrolloni çdo gjë, bota është përtej arritjes.” – Lao Tzu.
  3. Mos fajësoni të tjerët; “Një njeri mund të dështojë shumë herë, por asnjëherë nuk konsiderohet si dështim, derisa ai fillon të fajësojë të tjerët.” – John Burroughs.
  4. Ndaloni së ankuari; “Ju mund të ankoheni se trëndafilat kanë gjemba, por mund edhe të gëzoheni që gjembat kanë trëndafila.” – Ziggy.
  5. Largojeni nevojën për ti bërë përshtypje të tjerëve; “Mos provo ti bësh përshtypje të tjerëve. Lejo që ata të argëtohen duke provuar të të bëjnë përshtypje ty.” – James R. Fisher Jr.
  6. Mos rezistoni ndryshimin; “Bota do hapë dyert për ju nëse ka vetëm mure që po ju pengojnë.” – Joseph Campbell.
  7. Largojeni frikën; “ E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë, është vet frika.” – Franklin Delano Roosevelt.
  8. Mos lejoni që e kaluara të ketë impakt tek ju; “Harroni gabimet e të kaluarës dhe shtyni për të arritur suksesin në të ardhmen.” – Christian D. Larsen