Familja Highlight Lifestyle

A nuk ju dëgjojnë fëmijët tuaj? Ja disa këshilla…

fëmijët

A keni probleme me fëmijët tuaj? A ju kanë turpëruar shpesh në prani të të tjerëve duke mos ju dëgjuar? Atëherë më poshtë do të gjeni disa këshilla se si mund të arrini një lloj kompromisi me më të dashurit tuaj.

Pyeteni vetën:

A është fëmija im i uritur? Ose i lodhur?

A kam qenë unë duke ihtuar vëmendje atyre?

(Nëse ne nuk u kthejmë përgjigje të menjëhershme duke i injoruar fëmijët atëherë ne nuk po mbjellim sjellje të mira të dëgjimit tek ta.)

A do të rregullonte sjelljen e tyre ndryshimi i ambientit? (p.sh loja në ambient të hapur)

Keni kujdes. Kur flisni me fëmijët tuaj mundohuni:

1. Të jeni në nivel të njejtë me fëmijët tuaj, kështu ata do ta kenë më të vështirë për t’iu injoruar.

2. Mbajini duart e tyre, dhe kujdesuni që të keni marrë gjithë vëmendjen e tyre.

3. Pyetni për kontakt sy me sy, dhe mos filloni të flisni deri sa ata të jenë të fokusuar në sytë tuaj.

4. Bëni që fëmiju juaj të përsëritë fjalët e juaja.

Dhe mbi të gjitha mbani një qëndrim pozitiv!/Unik Portal/