Highlight Të tjera

A ndihesh i pakënaqur nga ajo që je duke bërë?

A ndihesh i pakënaqur nga ajo që je duke bërë

Mund të jetë puna ose diçka që ke pranuar ta bësh, por një pjesë e jotja i reziston asaj dhe ndien pakënaqësi ndaj saj. A je duke mbajtur mëri ndaj një personi që rri afër teje?

A arrin ta kuptosh që kjo energji është shumë e dëmshme për ty dhe për njerëzit rreth  teje?

Shiko brenda teje?

A gjen gjurmë pakënaqësie?

Nëse po, shikoje në të dyja nivelet, atë mendor dhe emocional?

Çfarë mendon rreth kësaj situate?

Më pas shiko emocionet, të cilat  janë reagimet e turpit ndaj mendimeve.

Ndieji emocionet. A ndien kënaqësi apo pakënaqësi?

A është  energji që do të zgjidhje për ta mbajtur brenda. A ke ndonjë zgjidhje?

Ndoshta veprimi që je duke kryer është i mërzitshëm, ndoshta dikush pranë teje nuk është i ndershëm, është iritues, apo i pavetëdijshëm, por gjithë kjo nuk është e rëndësishme. Se mendimet apo emocionet  e tua rreth kësaj situate janë të justifikuara, nuk përbën ndonjë ndryshim.

Fakti është që ti je duke i rezistuar asaj që është. Ti je duke e bërë të tashmen armike. Je duke krijuar palumturi, një konflikt midis së brendshme edhe të jashtmes. Palumturia jote është duke ndotur jo vetëm qenien tënde të brendshme dhe ata rreth teje, por gjithashtu psikikën njerëzore kolektive të së cilës je pjesë e pandashme. Ndotja e planetit është vetëm një refleksion i jashtëm i ndotjes psikike të së brendshmes, miliona individë të pavetëdijshëm nuk marrin përgjegjësi mbi hapësirën e tyre të brendshme.

Ose ndalo së bëri atë që je duke bërë, fol me personin për të cilin bëhet fjalë dhe shprehi plotësisht atë që ndien, ose zbraze negativitetin që mendja jote ka krijuar rreth situatës dhe që nuk ka ndonjë qëllim, përveçse forcimit të ndjenjës false të vetes. Të kuptosh kotësinë e saj është e rëndësishme. Negativiteti nuk është asnjëherë mënyra më e mirë për t’u përballur e situatat.

Në fakt, në shumë raste të mban të varur, duke bllokuar ndryshimin real. Çfarë do që bëhet me energji negativiteti, do të përzihet me të dhe me kohë do të shtojë dhimbjen dhe pakënaqësinë. Gjithashtu, çdo gjendje e brendshme negative është ngjitëse, pakënaqësia shpërndahet më lehtë se një sëmundje fizike.

Nëpërmjet ligjit të rezonancës, ajo shkakton dhe ushqen negativiteti të fshehur te të tjerët, por nuk arrin veç nëse ata janë imunë-pra nëse janë shumë të vetëdijshëm.

A je duke ndotur botën apo je duke pastruar rrëmujën?

Ti mban përgjegjësi për hapësirën brenda teje, askush tjetër, ashtu siç mban përgjegjësi ndaj planetit. Si brenda ashtu dhe jashtë, nëse njerëzit pastrojnë ndotjen e brendshme, atëherë ata nuk do të krijojnë ndotje të jashtme. /UnikPortal/