Highlight Të tjera

A ndiheni të pasigurt kohëve të fundit?

pasiguria

Ndonjëherë nga mungesa e parave ju mendoni dhe ndieni se doni çdo gjë që ua sheh syri. Brenda ju shtohet një lloj brejtje e pakontrollueshme, që ju torturon kur nuk keni para për të shpenzuar ose ju shkakton edhe më shumë mërzi dhe pastaj i nënshtroheni kësaj brejtjeje duke shpenzuar paratë që nuk i keni e duke u zhytur thellë në borxhe.

Por ky lloj i brejtjeve zakonisht është një sinjal i rremë e i gabuar, pasi që nuk vjen prej dëshirës reale për ti pasur ato gjëra por thjesht për të përmbushur këtë lloj “torture”.

Të blesh diçka nuk do ta kënaqë këtë lloj brejtjeje, përkundrazi. Vetëm ajo që ndieni realisht, ajo lloj zbrazëtire mbushet me kuptimin e plotë të asaj që ju jeni realisht.

Kohët e fundit jeni ndjerë të pasigurt. Ju po ndiheni të papërshtatshëm, kur kush jeni realisht është dikush që nuk përshtatët.

Kjo është ajo që po ju bren, e jo aftësia për të blerë gjëra të panevojshme. Kur jeni në gjendje të arrini dhe të mbani me qëndrueshmëri vendimin tuaj, e qëndrimin realist atëherë në jetën tuaj do të vijnë shumë më tepër para dhe ka shumë gjasa që të shpenzoni sasi të mëdha parash për gjëra që i dëshironi, por atëherë blerjet e juaja do t’iu duken të ndryshme. Nuk do të ndieni më nevojën ose një zbrazëti se po përpiqeni ta mbushni me blerje, ndërsa në vend të kësaj do të ndieni një interesim të kënaqshëm për diçka, që fare lehtë do të hapë rrugën në përvojën tuaj dhe secila pjesë do t’ju sjellë një ndjenjë kënaqësie e gëzimi.