Highlight Storie Inspirimi

A mund t’ia bësh vetës një të mirë? Çlirohu nga gjithçka që nuk të pëlqen !

të mira

A mund t’ia bësh vetës një të mirë? Çlirohu nga gjithçka që nuk të pëlqen në jetën tënde dhe shtrëngo fort ato që dëshiron.

Nëse kapesh pas gjërave negative të së shkuarës, atëherë ti vazhdon t’i bësh ato pjesë të jetës tënde duke u rikujtuar, e kështu ato bëhen pjesë e tablosë tënde, tani.

Çlirohu  nga gjërat e pakëndshme të fëmijërisë, dhe mbaj kujtimet e mira.

Çlirohu nga kujtimet e pakëndshme të adoleshencës dhe periudhës së rritjes dhe mbaj të freskët çdo kujtim të bukur të jetës tënde.

Gjithçka negative e së shkuarës ka mbaruar.

Ti nuk je më i njëjti person si atëherë, kështu, përse duhet të rikujtosh gjëra që të bëjnë të ndihesh keq?

Nuk është  nevoja të gërmosh çastet negative të së shkuarës. Mos i bëj ato më pjesë në tablonë e jetës tënde.

Nëse i tregon vetës historinë e të qenit viktime, atëherë po ky film do të luhet vazhdimisht në jetën tënde.

Nëse i thua vetës se nuk je aq tërheqës,aq i zgjuar apo i talentuar sa të tjerët, do të kesh të drejtë në fakt, pasi mendimet e tua do të krijojnë atë tablo për jetën tënde.

Ndjenja e fajita, fyerjes apo ndjenja tjera negative nuk do të jenë më pjesa jote vetëm kur ti ta mbushës qeniën tënde me dashuri,

Dhe, atëherë do të fillosh të tregosh historinë më të bukur të treguar ndonjëherë.

Atëherë forca e dashurisë do ta ndriçojë jetën tënde me tablotë e historisë së vërtetë të jetës tënde të mrekullueshme.

Dashuria është forca më e madhe mbi dhe.

Ajo pushton gjithçka.

Ajo mund të të pushtojë edhe ty.

Prandaj, clirohu

Jepi rast dashurisë të hyjë në shpirtin tënd

Lerë dashurinë të mbizotërojë në zemren e shpirtin tënd.

Lëre dashurinë të jetoj në ty.