Highlight Storie Inspirimi

A mund ti kontrollosh mendimet?

mendimet

Çfarëdo që mendojmë bëhet e vërtetë…

Nëse momentalisht keni një fatkeqësi financiare, atëherë në një farë forme ndoshta keni besuar se nuk meritoni të jeni rehat me paratë ose besoni në detyrimet dhe borxhet që mund t’ju dalin.

Apo, kur nuk besoni se gjërat e mira zgjasin, mbase besoni se jeta nuk ju shkon mirë. A e dëgjoni vetën shpesh  duke thënë “nuk mund të fitoj”.

Nëse nuk keni qenë në gjendje të keni një marrëdhënie, ju do të besoni se askush nuk ju dëshiron, ose që nuk jeni person i dashur për të tjerët.

Ndoshta frikësoheni të jeni sundues, ose ju thjeshtë e keni fituar përshtypje se të tjerët ju lëndojnë.

Nëse keni shëndet jo të mirë, mund të besoni në atë se “sëmundjet janë pjesë e familjes”, ose që jeni viktime e kohës. Ose ndoshta thoni “Jam lindë që të vuaj”…

Unik këshillon që të mos harroni, sepse çfarëdo problem që mund të keni, i vjen nga një model i të menduarit, por mendimet mund të ndryshohen!

Mund të ndjehet si i vërtetë, mund të dukën të vërteta, të gjitha problemet me të cilat mundohemi dhe mashtrojmë jetën tonë.

Megjithatë, pa marrë parasysh sa e vështirë është ndonjë çështje me të cilën jemi duke u marrë, është vetëm një rezultat i jashtëm ose efekt i një modeli të mendimit të brendshëm.