Highlight

A mund të shkaktohet sëmundja nga emocioni negativ?

By Bleona Foniqi

February 09, 2018

Sa herë përjetoni një emocion negative, frikë, dyshim ndrydhje, vetmi e kështu më tej, ajo ndjenjë e emocionit negative ka qenë rezultat se keni menduar një mendim, i cili nuk ka vibruar në një frekuencë në harmoni me qenien e brendshme. Gjatë gjithë përjetimeve të jetës tuaj fizike dhe jo fizike, qenia e brendshme ose vetja totale ka evoluar drejt një vendi të dijes. Dhe, kështu sa herë jeni të përqendruar vetëdijshëm të një mendim, i cili nuk harmonizohet me atë që ka arritur ta njohë qenia e brendshme, ndjena rezultuese brenda jush do të falë një emocion negativ.

Në rast se do të uleni mbi këmbën tuaj dhe do ta ndërprisni qarkullimi e gjakut, pse po të vini një qafore rreth grykës dhe ta mbyllni rrjedhën e oksigjenit, menjëherë do ta ndieni shtrëngesën. Po në këtë mënyrë kur mendoni mendime që nuk janë në harmoni me mendimet e qenies së brendshme, atëherë kufizohen ose mbyten rrjedha e forcës së jetës ose energjia që vjen në trupin tuaj fizik, kurse si rezultat i këtij shtrëngimi ju do të ndieni një mocion negativ. Kur ju e lejoni këtë emocion negative që të vazhdojë për një periudhë të gjatë, shpesh përjetoni prishjen e trupit tuaj fizik.

Mbajeni mend se cilido subjekt përbëhet realisht  nga dy subjekte, ajo që dëshirohet ose mungesa e asaj që dashurohet. Kjo i ngjet një shkopi me dy maja, njëri skaj përfaqëson atë që doni, skaji tjetër përfaqëson atë që nuk doni. Kështu, shkopi i quajtur “Mirëqenia fizike” ka në njërin skaj “shëndetin” dhe në skajin tjetër “sëmundjen”.

Megjithatë, njerëzit nuk e përjetojnë “sëmundjen” vetë,, sepse vështrojnë skajin negative të shkopit të “Mirëqenies fizike”, por sepse kanë qenë duke vështruar skajin “Unë e di çfarë nuk dua”, të shumë e shumë shkopinjve.

Kur vëmendja juaj kronike bie mbi gjërat që nuk i doni, ndërsa vëmendja kronik e qenies së brendshme bie mbi gjërat që ju i doni me kalimin e kohës ju shkaktoni një shkëputje vibrimi ndërmjet vetes dhe qenies së brendshme tuaj dhe ja, kjo është sëmundja: shkëputja e shkaktuar prej zgjedhjes suaj të mendimeve ndërmjet jush dhe qenies suaj të brendshme.