Highlight Meditimi

A mund të meditoni gjatë vrapimit?

vrapimi

 Nëse nuk jeni shumë aktiv fizikisht atëherë një arsye më tepër për të pëlqyer vrapimin është edhe meditimi gjatë vrapimit. Shikojeni se si mund të meditoni gjatë vrapimit me një udhërrëfyes hap pas hapi.

1. Mbyllni sytë dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj. Thuani vetës “Unë do të bëj më të mirën.”

2. Para se të filloni të vraponi filloni të ecni me një ritëm të njejtë me frymëmarrjën tuaj.

3. Kur filloni të vraponi, mbajeni frymëmarrjen tuaj në përputhje me vrapimin. Fokusohuni në frymëmarrje dhe në asgjë tjetër. Mos lejoni të shpërqendroheni. Nëse mendja juaj dekoncentrohet atëherë thjeshtë kthehuni dhe mendoni prapë për frymëmarrjen tuaj.

4. Kur mendoni se po dorëzoheni, kthehuni në qëllimin që i keni vënë vetës qysh në fillim dhe fokusohuni të kthehni frymëmarrjën në ritëm.

5. Në fund të vrapimit, ndani ca kohë që të tërhiqni muskujt dhe praktikoni shprehjën “Jam mirënjohës që kam vrapuar.

6. Gjithmonë mbajeni në mend që pjesa më e vështirë është për të filluar!