Dashuria Highlight

A mund të biesh në dashuri me jetën?

dashuri

A e dini se mund të biesh në dashuri me jetën, ashtu siç bie me një njëri? Ti thjeshtë adhuron gjithçka që ka lidhje me të.

Kur bie në dashuri me një person, ti e shikon atë me sytë e dashurisë.

Ti e dëgjon me veshët e dashurisë. I flet me gjuhën e dashurisë dhe ndjenë me gjithë zemër. Dhe, pikërisht kështu, ti përdor pushtetin e dashurisë për t’u dashuruar me jetën.

Çfarëdo që je duke bërë, kudo që të jesh gjatë ditës, kërko gjërat që do.

Studio teknologjitë dhe zbulimet që të tërheqin. Kërko për ndërtesat, makinat dhe rrugët që të pëlqejnë. Kafenetë, restorantet dhe dyqanet që të pëlqejnë gjithashtu.

Shëtit në një rrugë apo në një dyqan, me idenë dhe qëllimin që të gjesh sa më shumë gjëra që të pëlqejnë.

Kërko te çdo njëri atë që i pëlqen e vlerëson. Shijo çdo gjë që pëlqen në natyrë, zogjtë, lulet, aromat dhe ngjyrat e saj.
Shiko, dëgjo dhe fol për dashurinë.

Mendo për gjithcka që do.

Fol për gjithçka që dëshiron, bëj gjithçka që do. Nëse vepron kështu, ti e ndjenë dashurinë.

Bisedo për gjërat e tua të dashura, për shtëpinë tënde, familjen, partnerin apo familjen.

Bisedo me miqtë e tu për të gjitha këto. Tregoju atyre çfarë pëlqen më shumë. Fol me ta mbi gjërat që prekë, nuhatë dhe shijon.

Pra, tregoj ligjit të tërheqjes gjithcka që dëshiron.

Kështu I nxjerrë në pah ato që do dhe duke i ndjerë. Mendo se sa shumë dashuri mund të japësh në një ditë duke ndjerë gjërat që dëshiron.

Kur ecën nëpër rrugë kërko gjithmonë të shohësh gjëra që të pëlqejnë.

Provo të shohësh vetëm gjërat që do. Dhe, kështu do të biesh në dashuri me jetën!