Highlight Të tjera

A keni tendenca për ti shtyrë obligimet për më vonë?

obligimet

Pse do të përfundosh punën për sot, kur mund ta bësh atë edhe nesër?

Është e vërtetuar që shumica e njerëzve kanë tendencë për ti shtyrë obligimet e tyre për më vonë. Por ky fenomen që mund ta quajmë si një lloj “zvarritjeje” jo doemos është i lidhur me dembelinë.

Pra si të bëheni më produktiv dhe të ndaloni këtë shprehi?

Njihuni me vetveten; Kuptojeni se si kjo lloj shprehie po ndikon në jetën tuaj, dhe kupto shkaktarët kryesorë.

Praktiko menaxhimin e kohës; Krijo kohë të caktuar për kryerjen e obligimeve dhe detyrave tuaja.

Ndryshoni perspektivën tuaj; Identifikoni qëllimet e juaja, dhe interesat e juaj.

Puno në ambient produktiv; Zgjidh se ku do të punosh dhe me kë, largohu nga dekoncentrimet si p.sh televizori.

Bëhu real; Cakto një kohë që ju besoni që mund ta përfundoni një detyrë që iu është besuar. Mos shko për të pamundurën.

Ndaj kohën në pjesë të vogla; Kushtoj kohë në pjesë të vogla një detyre të madhe.

Planifiko vështirësitë; Duke qenë të gatshëm mentalisht për vështirësitë që mund të paraqiten gjatë punës suaj, do të kurseni kohë.

Shpërbleni vetën; Krijoni një sistem për të shpërblyer vetën kur të përfundoni detyra të mëdha me sukses, kështu do të motivoheni që edhe obligimet e tjera të përfundohen në kohë.