Highlight Shëndeti

A keni probleme në jetë? Kuptoni se cila chakra iu është bllokuar…

probleme ne jetë

Qiriu i kuq

Chakra e parë është e vendosur në pjesën e poshtme të belit dhe është e kuqe. Ajo ndikon kundër stresit dhe alergjive. Nëse bllokohet, shfaqet mungesë e vullnetit dhe vetëbesimit, e problemet janë anemia, aritmia, probleme me zorrë, veshka. Nëse keni këto simptoma porositi qiriun “Muladhara”.

Qiriu i portokall

Chakra e dytë është e vendosur në hapësirat nën organet seksuale. Ndikon në sistemin riprodhues, por edhe në disponim. Ka ngjyrë të portokalltë, e nëse është e hapur, individi ka jetë të mirë seksuale dhe fuqi të madhe në përqendrim. Çrregullimi i saj shkakton telashe seksuale.

Qiriu i verdhë

E treta, ose çakra e barkut gjendet pranë kërthizës, e ndërlidhet me aspektin e vullnetit, fuqisë dhe identitetit. Njerëzit që e kanë të fortë chakra-n e tretë janë të përmbajtur, e mbyllja e saj manifestohet si xhelozi druge, si vetëpikëllim, ndjeshmëri e tepërt. Problemet me tretje dhe mëlçi paralajmërojnë në bllokimin e chakra-s së verdhë.

Qiriu i gjelbër

E katërta, ose e zemrës, është e vendosur në gjoks, paraqet dashuri, sinqeritet dhe besim. Ajo në fakt është nxitësi i dashurisë ndaj individit, por edhe ndaj njerëzimit.

Qiriu i kaltër

Chakra e pestë është ajo e fytit, chakra e qafës në hapësirat e fytit. Ndikon në tiroidet dhe e kontrollon metabolizmin në trup. E rregullon aftësinë e komunikimit. Zëri i fortë e paraqet chakra-n e pestë. Bllokimi i saj shfaq pengesa në të folur, pamundësi në shprehjen e ndjenjave dhe qëndrimit. Ka ngjyrë të kaltër të ndritshme, ndikon në tiroide, dhëmbë, qafë…

Qiriu kaltër e mbyllët ose indigo

Chakra e gjashtë është ajo frontale, ndryshe quhet edhe syri i tretë, është e vendosur midis vetullave në mes të ballit. Është hapësira shpirtërore dhe është më e rëndësishmja në mbajtjen e shëndetin në përgjithësi. Ndikon në intuitën, e ndikon në aftësinë e krijimit të mendimeve. Bllokimi i chakra-s së gjashtë shkakton vështirësi me sinuset, dhimbjet e kokës.

Qiriu vjollcë

E shtata, ose chakra mbretërore ka ngjyrë vjollce dhe është e vendosur në lëkurën e kokës. Është e lidhur me dijen e ngritur, e kontrollon me sistemin nervor dhe atë muskulor dhe lëkurën. Bllokimi i saj manifestohet me mungesë të vetëbesimit dhe ndjenjën se jeta nuk ka kuptim. Pasojë e bllokimit janë sëmundjet degjeneruese, vështirësitë me eshtrat, pengesa në sistemin nervor.

A keni probleme në jetë? Kuptoni se cila chakra iu është bllokuar…