Highlight Kura natyrale

A keni probleme me acidin refluks?

acidin refluks

Acidi refluks i njohur ndryshe edhe si një lloj thartire e krijuar në lukth është një problem mjaft i përhapur për shumë nga ne. Ilaçet nuk janë të nevojshme pasi që ky problem lehtë mund të trajtohet edhe në shtëpi. Shikoni se cilat janë këto kura naturale që mund t’iu ndihmojnë.

1. Soda e bukës;

Soda e bukës llogaritet si shpëtimtari nr. 1 për acidin refluks. Thjesht përzieni një lugë gjelle sodë buke dhe pak ujë. Pijeni këtë përzierje dhe do të vëreni ndryshimin.

2. Mollat e gjelbra;

Duke konsumuar mollë të gjelbër ju do të ulni nivelin e thartirës dhe do të ndiheni më të lehtësuar.

3. Patatet;

Patatet njihen për shumë përbërës që ndihmojnë në balancimin e acidit refluks. Thjeshtë qëro patatet dhe ziej ato. Pastaj kombino lëngun e patates dhe ftoh atë para se ta pish.