Highlight Storie Inspirimi

A keni frikë nga lumturia? Zbuloni nëse vuani nga ajo!

lumturia

A frikësoheni nga lumturia?

Po, mirë e lexuat. A jeni të frikësuar nga ndjenja e të qenit të lumtur?

A mundoheni ti qëndroni larg situatave që ju bëjnë të lumtur sepse mendoni që diçka e keqe mund të ndodhë? Që mund të jetë thjesht një fillim i diçkaje të tmerrshme?

Nëse ju duket që ky jeni ju, atëherë ju mund të keni ‘cherophobia’.

Çfarë është cherophobia?

Studimet e fundit tregojnë se njerëzit mund të jenë të frikësuar të jenë të lumtur. Shumë ekspertë të shëndetit mendor kanë ardhur në përfundim se kjo fobi është një sfidë e vërtetë mendore që duhet të merret me shumë seriozitet.

Në fjalë të tjera kjo fobi, ju bën të keni frikë që të jeni të lumtur, për shkak të ndjenjës që keni se diçka e keqe mund të ndodhë si rezultat i kësaj, e kështu ju gjithmonë jeni në mohim të lumturisë, duke i shkaktuar vetes dhimbje të mëdha.

Nëse ju vuani nga ky problem, ju jeni duke jetuar një jetë të tmerrshme. Ju meritoni më shumë, dhe duhet të bëni një ndryshim në jetën tuaj.

Përgjigjuni këtyre pyetjeve nëse doni të dini se vuani nga ‘cherophobia’.

1. A jeni të frikësuar që mund të jeni shumë të lumtur?

2. A mendoni që nuk e meritoni të jeni të lumtur?

3. Kur jeni të lumtur a mendoni që diçka e keqe mund të ndodhë më pas?